Xavi merr lajmin katastrofal

23:30 | 18 Nëntor 2021

Shumica e lojtarëve të lënduar të Barcelonës, përfshirë Ansu Fati, Nico dhe Eric Garcia, janë rikthyer në stërvitje këtë javë, por trajneri i ri do të jetë pa dy lojtarë jetik për ndeshjen e tij të parë.

Pedri dhe Dembélé mendohet se janë afër fundit të rikuperimit të tyre, por kanë thënë për Barça Universal se ata nuk kanë gjasa të marrin leje mjekësore para derbit, përcjell ORAinfo.

Dyshja megjithatë do të jetë e disponueshme për ndeshjen kritike të skuadrës në UEFA Champions League kundër Benfica-s më vonë këtë javë.

Xavi ka folur për rëndësinë e anësorëve si Dembélé në sistemin e tij, duke pretenduar se Dembélé ka potencialin të jetë një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij. Ai do të shpresojë për një rikuperim të shpejtë nga anësori./ORAinfo/

Komento: