
AC Milan, ishte shumë afër nënshkrimit të anësorit të djathtë të Real Madridit, Marco Asensio gjatë afatit kalimtar të verës.
Gjatë merkatos së verës AC Milan ishte shumë afër nënshkrimit të Marco Asensio nga Real Madrid. Kuqezinjtë u përpoqën për një kohë të gjatë për të nënshkruar me sulmuesin e djathtë spanjoll, por pa sukses, shkruan ORAinfo.

Në fund Milani e ktheu vëmendjen te Junior Messias. Gazetari Gianluca Di Marzio tregon se çfarë ndodhi në prapaskenë.
“Kishte një moment në ditët e fundit të merkatos së verës kur Real Madrid bëri një hapje. Reali nuk donte ta shiste Asension gjatë gjithë dritares së verës, por më pas në ditët e fundit të gushtit ata ishin të hapur për ta shitur atë te AC Milan.
Arsyeja pas këtij shansi strategjie ishte ndoshta sepse Madridi ishte i sigurt për nënshkrimin e Mbappe. Pavarësisht hapjes së Real Madridit, lojtari vendosi të qëndrojë në Spanjë. Nuk ishte një jo për Milanin. Ai preferoi të vazhdonte të luante letrat e tij atje./ORAinfo/