Arsenali dhe Tottenhami e duan super lojtarin e Juventusit

13:19 | 28 Nëntor 2021

Kulusevski në radarin e dy klubeve të mëdha angleze.

Arsenali dhe Tottenham Hotspur raportohet se janë në garë për transferimin e Dejan Kulusevskit, shkruan Zeri.info.

21-vjeçari ka bërë 17 paraqitje për ”Zonjën e Vjetër” gjatë sezonit 2021-22, por ka luajtur vetëm dy herë si titullar në Serie A.

Kohët e fundit ka pasur raportime që Juventusi është i përgatitur të shesë suedezin për të rritur buxhetin e tyre, për një çmim rreth 35 milionë euro.

Sipas ”Calciomercato”, Arsenal dhe Tottenham janë të etur për ta sjellë sulmuesin në Premier Ligë dhe mund të ”luftojnë” mes vete për nënshkrimin e tij në verën e vitit të ardhshëm.

Kulusevski, i cili është i aftë të operojë në një sërë pozicionesh të ndryshme sulmuesi, ka shënuar tetë herë dhe ka regjistruar tetë asistime në 64 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat.

Një mori klubesh evropiane besohet se janë të interesuara për nënshkrimin e suedezit, por besohet se një lëvizje drejt Premier Ligës është mundësia më reale.

Ndryshe, Dejan Kulusevski ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Komento: