Para ndeshjes me Arsenalin, Man Utd merr lajm të keq

18:00 | 28 Nëntor 2021

Ralph Rangnick, mund të mos jetë në stol për ndeshjen e Manchester United me Arsenalin, ybulon agjencia gjermane SID.

Dokumentet për lejet e punës së Rangnick po marrin shumë kohë për shkak të rregulloreve të Brexit dhe një marrëveshje përfundimtare nuk pritet të shpallet para mesjavës,përcjell ORAinfo.

Prandaj, nuk ka gjasa që ish-trajneri kryesor i RB Leipzig të marrë drejtimin e ndeshjes së tij të parë si trajner i përkohshëm i United kur Arsenali të arrijë në Old Trafford të enjten./ORAinfo/

Komento: