Rangnick flet si trajner i Manchester United, ky është premtimi i tij

16:36 | 29 Nëntor 2021

Fjalët e para të Rangnick si trajner i Manchester United.

Ralf Rangnick është deklaruar për herë të parë si trajner i përkohshëm i Manchester United.

Strategu gjerman tashmë ka arritur marrëveshje me Djajtë e Kuq, e që do të qëndrojë deri në fund të këtij edicioni.

Gjermani ka thënë se është tejet i emocionuar që po i bashkohet Unitedit, derisa shpreson që së bashku të arrijnë gjëra të mëdha.

“Jam i emocionuar që bashkohem me Manchester United dhe tashmë jam i fokusuar ta bëj këtë një sezon fitues. Skuadra është plot me talentë dhe ka përzierjen e duhur të lojtarëve ekspertë dhe atyre të rinjë.

“Të gjithë përpjekjet e mia gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të shërbejnë për të përmirësuar këta lojtarë për të nxjerrë në pah të gjithë potencialin që kanë, individualisht ashtu edhe si ekip. Përveç kësaj unë do ta ndihmoj klubin në një projekt afatgjatë si konsulent”, ka thënë Rangnick.

Gjermani më pas do të ketë edhe dy vite të tjera si konsulent në klub, derisa për pozitën e trajnerit për edicionin 2022/2023 në listën e Unitedit thuhet se janë emrat si, Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochettino.

Komento: