“Ti e meriton Topin e Artë”, Messi i drejtohet Lewandowskit

22:17 | 29 Nëntor 2021

Ylli i PSG-së, Lionel Messi ka fituar çmimin e Topit të Artë për herën e shtatë në karrierë.

Por, sapo u ngjit në podium për të pranuar çmimin, argjentinasi befasoi me deklaratën.

Messi iu drejtua rivalit, Robert Lewandowski, duke i thënë se e ka merituar Topin e Artë falë arritjeve në vitin e kaluar.

“Ti e meriton Topin e Artë. Vitin e kaluar, të gjithë ishin të pajtimit se ishe fitues i madh”.

Ndërkohë, Lewa u rendit në pozitën e dytë, derisa fitoi çmimin e sulmuesit më të mirë në botë, falë 68 golave për klubin dhe Kombëtaren e Polonisë në vitin 2021.

Komento: