‘Sugarica’ e motrave Ismaili mahnitë me pamje pasi del nga frizerka

18:55 | 30 Nëntor 2021

Zanfina Ismaili, ka kohë që nuk është parë në skenë.

Ajo madje me vite të tëra nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri, duke lënë të kuptohet se është ndarë pak nga muzika, shkruan ORAinfo.

Ndonëse është shumë aktive në rrjetet sociale, Zani preferon që jetën private ta mbajë larg publikut.

Duket se ajo tashmë është përkushtuar më shumë profesionit për të cilin ka studiuar, atë të juristes duke lënë të nënkuptohet se ka lënë muzikën.

Ajo se fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet që sapo ka dal nga frizerka.

Me flokë të rregulluara me stil, Zanfina po duket një bukuroshe e vërtetë. /ORAinfo/

Komento: