Ronaldo sonte në kërkim të golit të 800-të

21:52 | 02 Dhjetor 2021

Cristiano Ronaldo e kërkon sonte golin e 800-të

Kundër Arsenalit, në sfidën që ka nis nga ora 21:15, Cristiano Ronaldo e kërkon golin e 800-t n’karrierë.

Ai ishte fillimisht CR7, pastaj CR700, dhe tani ai synon të kalojë në CR800. 36-vjeçari ka nevojë edhe një gol për të shkuar në shifrën e 800 finalizimeve në karrierë.

Ai deri më tani numëron 799 gola në futbollin profesionist.

Këto gola, pesë kanë ardhur me Sporting, 128 i ka shënuar në dy periudhat e tij në ‘Old Trafford’, ka realizuar 451 me Real Madridin, 101 në Juventus dhe ai ka shënuar 116 për Portugalinë për ta bërë atë më të mirën e futbollit ndërkombëtar ndonjëherë.

Cristiano Ronaldo është afër të shënojë shekullin e tij të parë të golave me Manchester United, por i dyti, i treti, i katërti, i pesti dhe i gjashti erdhi me fanellën e Real Madridit.

Goli i tij i 700-të u shënua për Portugalinë kundër Luksemburgut në tetor 2019, dhe tani ai po kërkon golin e 800-t dhe do ta shënojë herët apo vonë, do ta kërkojë sonte kundër Arsenalit.

Komento: