Pjesa e parë mbyllet mes Man Utd dhe Arsenalit, ky është rezultati

22:17 | 02 Dhjetor 2021

Mbyllet pjesa e parë baras mes Man Utd dhe Arsenalit.

Dy gjigantët anglez janë duke u përballur mes vete në kuadër të xhiros së 14-të.

Pjesa e parë e duelit mes Man Utd dhe Arsenalit është mbyllur me rezultat 1-1, shkruan lajmi.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen, duke sulmuar më shumë në kërkim të golit të epërsisë.

Nuk vonoi shumë dhe ‘Topwinjtë’ gjetën golin e avantazhit në min e 13′ përmes Emile Smith Rowe.

Goli fillimisht u rishikua në ‘VAR’ për një faul të mundshëm në portierin David De Gea, por pas disa minutash rishikim goli u pranua.

Në vazhdim vendasit morën iniciaitivën e lojës dhe nisën sulmet për të gjetur golin e barazimit.

Krejt në fund të pjesës së parë ishte Bruno Fernandes ai që shënoi në min e 44′ për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë 1-1

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin 45 minutat e dyta të këtij derbi.

Komento: