Pas arrestit kardiak, Eriksen do të detyrohet të ndërpres kontratën me Interin

14:36 | 03 Dhjetor 2021

Eriksen do të duhet të ndërpresë kontratën me Interin.

Sipas raportimeve në Itali, Christian Eriksen do të ndërpresë kontratën e tij me Interin në janar pasi nuk do të lejohet të luajë në Itali me një ICD të vendosur.

Sipas Calciomercato.com, mjekët do të japin verdiktin e tyre mbi disponueshmërinë e Eriksen për të luajtur në Itali javën e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, rezultati duket i qartë pasi Eriksen vendosi një pajisje të implantueshme kardioverter-defibrilator (ICD) në qershor, pasi u rrëzua në fushë për shkak të një ataku kardiak gjatë Danimarkës-Finlandës.

Eriksen u kthye në stërvitje në Danimarkë me ish-klubin e tij Odense këtë javë pasi ai nuk lejohet të luajë ose të stërvitet në Itali me një pajisje të tillë të implantuar.

Komento: