Urime! Angela Martini bëhet nënë për herë të parë, del fotoja e bebit

18:12 | 04 Dhjetor 2021

Ajo ka kohë që po përflitet për jetën e saj.

Angela Martini ka rreth 4 vite që është martuar me biznesmenin rumun, Dragos Savulescu. Postimet që ajo bën në rrjete sociale, dedikuar bashkëshortit të saj janë të shpeshta, e çifti duken tejet të lumtur.

Por, ndonëse e kemi parë shpesh me fotografi e video të nxehta, Angela Martini ka treguar se është e gatshme të bëhet nënë. Dhe duket se e paska mbajtur fjalën në postimin e fundit të saj në instagram ajo shkruan: “Mirë se vjen në këtë botë, Kyree”.

Postimi i Angela Martinit:

Djali ynë – Kyree Martini Savulescu, zgjatja e dashurisë sonë, lindi më 2 dhjetor 2021 në Dallas, Teksas.

Ne ishim me fat që kishim fëmijën tonë me ndihmën e një zëvendësuesi të jashtëzakonshëm mbartës të shtatzënisë. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës qenies njerëzore të jashtëzakonshme që solli në jetë djalin tonë!

Zemrat tona janë plot dashuri dhe lumturi!

Mirë se vjen në këtë botë, Kyree!?? ??

Komento: