Nuk do ta besoni, edhe DJ PM ka bërë ndërhyrje kirurgjikale

20:30 | 04 Dhjetor 2021

Big Brother po vazhdon të ketë një shikueshmëri të lartë.

Banori i Big Brother VIP, Dj PM është një nga personazhet më të komentuar që pas hyrjes së tij për lidhjen e shumë përfolur me blogeren Sarah.

Teksa shprehu fillimisht pëlqimin e hapur për të, Pajtimi është tërhequr më vonë duke u shprehur se brenda shtëpisë nuk do të kishte asnjëherë asnjë lidhje.

Pavarësisht këtyre, ata kanë shkëmbyer disa herë puthje, megjithëse nuk kanë pranuar të quhen çift.

Pajtimi është një nga djemt më simpatik të shtëpisë, mirëpo për të arritur këtë pamje i është dashur pak punë.

Në rrjet është publikuar një foto e tija disa kohë më parë ku shihet me flokë shumë të rrallë. Siç duket Dj PM ka investuar pak tek pamja e tij duke i mbjellë flokët.

Komento: