Donaldi po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Çifti më i ri i krijuar brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh” duket se duhet ta nisë romancën e tyre në situatë mjaft të vështirë.
Bëhet fjalë për Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj të cilët duhen, por kjo nuk i zgjidh problemet e së shkruarës që ende janë pa mbyllur.
Edhe pse në rrjet dyshja ka marrë komente ofenduese nga më të ndryshmet duket se familjarët e tyre janë tifozët më të mëdhenj dhe i mbështesin edhe në këtë hap të ndërmarrë.
Kësaj radhe ka qenë Romeo Veshaj ai i cili ka reaguar për herë të parë për këtë çështje.
Romeo është menaxhuesi i rrjetit social “Instagram” të Donaldit dhe ai para pak ka hedhur një video me shkrimin: Mos ki frikë të thuash të dua
Kujtojmë se disa ditë më parë Donaldi mori një audio surprizë nga Romeo dhe prindrit e tij u futën brenda shtëpisë për ta mbështetur.