Mertens merr vendim për të ardhmen e tij

18:13 | 05 Dhjetor 2021

Dries Mertens, e pranon se do t’i duhet të largohet përfundimisht nga Napoli, por këmbëngul se dëshiron të qëndrojë për të paktën një sezon më shumë.

Kontrata e sulmuesit belg skadon në fund të sezonit, por Napoli ka mundësinë ta zgjasë atë edhe për një vit,përcjell ORAinfo.

Raportet e fundit thonë se klubi më mirë do të hapte bisedime për një marrëveshje të re për ta bindur atë të pranonte një pagë më të ulët,

“Ekipi po ecën mirë, kaq shumë lojtarë të mirë kanë ardhur dhe herët a vonë unë do të duhet të largohet nga vendi. Ka një klauzolë rinovimi në favor të Napolit, shpresoj se do të ushtrohet, pastaj të shohim”, tha Mertens./ORAinfo/

Komento: