
Mohamed Salah, thotë se është “i lumtur” kur dëgjon se Barcelona dëshiron ta nënshkruajë atë, por insiston se ai do të preferonte të qëndronte në Liverpool.
Raportet e fundit në Spanjë pretendojnë se trajneri i ri Xavi është i vendosur të sjellë 29-vjeçarin në Camp Nou, ndërsa skuadra e tij kërkon të forcojë sulmin e tyre,përcjell ORAinfo.

Reprezentuesi egjiptian është në bisedime për të nënshkruar një zgjatje të kontratës në Anfield, megjithatë, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në verën e vitit 2023./ORAinfo/