‘Fshesë’ e madhe të PSG, po largohen 7 lojtarë

15:19 | 07 Dhjetor 2021

Paris Saint-Germaini mund të largojë së paku shtatë futbollistë.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit parisienë do të shesin disa prej lojtarëve për të krijuar një buxhet për të përforcuar skuadrën për sezonin tjetër.

Lojtari i parë që do të largohet është sulmuesi Mauro Icardi. Përveç Icardit në listën e klubit për t’u larguar janë edhe Abdou Diallo, Kilo Kehrer, Lavyin Kurzaëa , Rafinha dhe Paredes.

Në mesin e lojtarëve që nuk ka arritur të bindë drejtuesit e klubit është edhe mesfushori holandez, Georgino Wijnaldum.

Komento: