Barcelona e ka seriozisht me Cavanin

10:57 | 08 Dhjetor 2021

Cavani mund të përfundojë në “Camp Nou”.

Sipas Mundo Deportivos, Barcelona është e bindur se do të gjejë një marrëveshje me Manchester Unitedin për Edinson Cavanin.

Uruguaiani po priste të përfundojë kontrata në qershor dhe të largohet, por Barça e ka joshur dhe mund të largohet që në janar.

Ai s’po ka minuta në Old Trafford që nga ardhja e Cristiano Ronaldos.

Cavani mund të arrijë një marrëveshje me djajtë e kuq për të shkëputur kontratën dhe për ta veshur fanellën e Barcelonës, atje ku Xavi Hernandez mezi po e pret pasi po i mungon një sulmues me përvojë, pas probleme shëndetësore të Sergio Aguero që s’dihet se kur mund të rikthehet në fushë.

Komento: