Barcelona po synon transferimin e sulmuesit qe po e ‘çmend’ Evropën

12:35 | 09 Dhjetor 2021

Skuadra e Barcelonës po interesohet për sulmuesin e Ajaxit, Sebastien Hallerin.

Forma fantastike e Hallerit këtë edicion, ka bërë që Barça të tentojë transferimin e tij në janar, ndonëse nuk do të jetë aspak mision i lehtë.

Haller aktualisht është lojtari kryesor te Ajaxi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Sulmuesi 27-vjeçar, këtë sezon ka shënuar 19 gola në 21 ndeshje në të gjitha garat.

Vetëm në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku Ajaxi regjistroi gjashtë fitore në po aq ndeshje, Haller ka kontribuar me dhjetë gola.

Ai iu bashkua Ajaxit në fillim të këtij viti nga skuadra e West Ham Unitedit për 30 milionë euro. Te Barcelona, Haller po shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit.

Komento: