PSG-Inter, shkëmbimi i madh që mund të ndodh në janar

16:25 | 10 Dhjetor 2021

PSG-ja e Interi mund t’i shkëmbejnë lojtarët në janar.

Mesfushori holandez Wijnaldum mund të përfundojë në Milano e kroati Brozovic në Paris.

Giorginio Wijnaldum mund të transferohet në Inter në afatin kalimtar të janarit.

Në fakt, mesfushori holandez mund të bëhet pjesë e një shkëmbimi muajin tjetër.

Drejtori Leonardo e admiron mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic.

Prandaj, futbollisti kroat mund të përfundojë në “Parkun e Princave”.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.

E në këmbim të tij, kampioni aktual italian mund ta marrë ish-futbollistin e Liverpoolit.

Wijnaldum kishte përfunduar në Paris si lojtar i lirë.

Por, ai mund të largohet prej aty pas vetëm gjashtë muajsh qëndrimi.

E Brozovic nuk e ka vazhduar ende kontratën me Interin, e cila do të skadojë në fund të këtij sezoni.

Komento: