Nisin largimet nga Barcelona, në shënjestër emra të mëdhenj

18:47 | 10 Dhjetor 2021

FC Barcelona, do të shkojë në merkaton e dimrit pothuajse, thuajse sikur të shkonte në shenjtëroren e Lourdes, në kërkim të një kure mrekullie për sëmundjet që kanë lidhur ekipin.

Është thelbësore të gjendet një ilaç që shëron të sëmurët në një situatë emergjente. Por, që të jetë e mundur të inkorporohen lojtarë, siç theksoi Mateu Alemany disa javë më parë, do të jetë e nevojshme të lihet vend për ardhjen e të rinjëve, përcjell ORAinfo.

Dhe Barça tashmë po punon për një operacion largimi në merkaton e afërt për të mund të bëjë shtesat që trajneri i konsideron të nevojshme. Coutinho, Umtiti, Mingueza, Luuk de Jong madje edhe Dest janë lojtarë që Barça do të tentojë t’i largojë, ndonëse ka të tjerë. Madje, do të studiohen edhe ofertat për Frenkie de Jong apo Ter Stegen./ORAinfo/

Komento: