
Manchester City është i interesuar për anësorin e Milanit, Rafael Leao, pasi skautët e Guardiolës po monitorojnë rritjen e tij.
Disa lojtarë të rinj kuqezi po performojnë në nivele të larta këtë sezon. Trajneri Stefano Pioli ka krijuar një përzierje të mirë talentesh dhe lojtarësh me përvojë që ka mundur të sfidojë për Scudetton. Një nga protagonistët më të mëdhenj të këtij sezoni është Rafael Leao ,përcjell ORAinfo.

Pas dy sezonesh me ulje-ngritje, anësori portugez tashmë ka gjetur vazhdimësi në paraqitjet e tij. Gjatë verës, Paolo Maldini dhe Frederic Massara refuzuan disa oferta sepse besonin në potencialin e tij. Këtë sezon Rafael Leao më në fund bëri përparimin e tij dhe i tregoi të drejtë.
Gazetari i Sportitalia, Rudy Galletti raporton se Manchester City ka vënë në shënjestër Rafael Leaon. Skautët e City-it e kanë ndjekur lojtarin e Milanit prej disa kohësh dhe janë të impresionuar nga rritja e tij. Ende nuk ka negociata mes Manchester Cityt dhe AC Milan, por skuadra e Premierligës po vazhdon ta monitorojë nga afër./ORAinfo/