Milan nuk humb kohë, gjen zëvendësuesin e Kajer

17:07 | 11 Dhjetor 2021

AC Milan i është dhënë një shtysë në ndjekjen e mbrojtësit të Torinos, Bremer.

Kuqezinjtë e kanë vendosur brazilianin në krye të listës së objektivave për afatin kalimtar të janarit, pasi shpresojnë të forcohen në qendër të mbrojtjes pasi Simon Kjaer u përjashtua për shkak të një dëmtimi,përcjell ORAinfo.

Calciomercato thotë se Bremer po refuzon të rinovojë kontratën e tij me Torinon dhe klubi është i gatshëm ta lërë atë të largohet në janar nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re.

Megjithatë, Bremer nuk do të shitet lirë, pasi Torino kërkon rreth 25 milionë euro për të. /ORAinfo/

Komento: