Liverpool mposhtë Aston Villan, Gerrard pëson humbje në ish-shtëpinë e tij

18:13 | 11 Dhjetor 2021

Liverpool ka marrë një fitore shumë të rëndësishme.

Steven Gerrard ka dalë i mposhtu nga dikur shtëpia e tij, “Anfield Road”. Liverpool triumfoi minimalisht 1:0 ndaj Aston Villës, ku trajner është ish-mesfushori anglez.

Pjesa e parë u mbyll ashtu edhe siç nisi, pa gola, por me tre kartonë të verdhë, dy për Aston Villan dhe një për Liverpoolin.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 67-të Ishte Mohamed Salah që shënoi nga penalltia golin e fitores për vendasit.

Kështu, me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 37 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Manchester City.

Kurse, Aston Villa bie në vendin e 12-të me 19 pikë gjithsej.

Komento: