Guardiola po “çmendet” pas këtij sulmuesi

19:14 | 11 Dhjetor 2021

Emri i Dushan Vllahoviqit, vazhdon të tingëllojë fuqishëm për të gjithë ekipet e mëdhenjtë e Evropës.

Performanca dhe biotipi i tij e kanë bërë dëshirën e skuadrave më të mira në botë, të cilat janë të gatshme të bëjnë një investim milioner për ta larguar nga Fiorentina në merkato të ardhshme,përcjell ORAinfo.

Nuk ka dyshim se, për nga cilësitë individuale, ai është i destinuar të luajë në Premier League, ku ka më shumë opsione për të qenë në elitë dhe mund të fitojë shumë më tepër para.

Arsenali dhe Tottenham Hotspur janë dy skuadrat që kanë shfaqur më shumë interes për të, duke shtuar se ai është edhe në axhendën e të tjerëve të mëdhenj të kompeticionit, si Manchester City.

Serbi është në shijen e Pep Guardiolës dhe i përshtatet profilit që ata kërkojnë për të zgjidhur largimin e Sergio Agüero-s në merkaton e fundit të verës. Një sulmues që dominon zonën dhe ka fizikun për të luajtur nga pas, duke ofruar zgjidhje në nivelin e lojës. /ORAinfo/

Komento: