
Arsenali po planifikon një lëvizje për sulmuesin e Evertonit, Richarlison, zbulon Transfers.
Sulmuesi brazilian shënoi një gol kundër Topçinjve të hënën dhe dy të tjerë u anuluan ngushtë nga VAR. Performanca e tij mesa duket ia ka shtuar dëshirën Mikel Artetës për ta sjellë në Londër,përcjell ORAinfo.

Richarlison vazhdon të ndiqet edhe nga Paris Saint-Germain pasi u shënjestrua nga gjigantët francezë gjatë verës./ORAinfo/