Oliveira mbron titullin, ngufat Poirierin dhe edetyron të dorëzohet

09:24 | 12 Dhjetor 2021

Oliveira e mbron titullin.

Charles Oliveira është ende kampion i padiskutueshëm i peshave të lehta në UFC pasi e mundi Dustin Poirierin.

Poirier u dorëzua në raundin e tretë, pasi Oliveira e ngufati, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht përqafimit dhe shtrëngimit të duarve një sekondë më parë, të dy luftëtarët po shkëmbenin goditjet që nga momenti që arbitri Herb Dean filloi luftën. Oliveira e lëndoi Poirierin me disa goditje me gjunjë në trup, por ai ishte i vetmi që u rrëzua pas një të djathtë të madhe nga amerikani.

Oliveira i dha fund ritmit të shpejtë në raundin e dytë kur e solli luftën në tokë. Braziliani hipi mbi Porierin dhe filloi ta godiste me bërryla në kokë dhe gjuajtje në trup.

Më pas, në raundin e tretë u vendos gjithçka. Oliveira iu ngjit pas shpine Poirierit dhe e detyroi të dorëzohej pasi e kishte ngufatur

Komento: