Real Madrid- Rodrygo? Ky është lajmi i fundit

14:46 | 12 Dhjetor 2021

Zbulohet plani i Real Madrid për Rodrygo

Real Madrid nuk e ka në plan ta shes kartonin e Rodrygo.

Braziliani Rodrygo ka qenë disa herë pjesë e formacionit startues këtë edicion me Real Madrid, por lidhej me disa spekulime që e largonin nga Bernabeu.

Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, kontrata e Rodrygo do të diskutohet së shpejti nga bordi i ‘Los Blancos’, transmeton lajmi.net.

Madrilenët nuk po planifikojnë ta shesin kartonin e lojtarit gjatë janarit.

Rodrygo shihet si pikë e fortë për të ardhmen e klubit, kur merret parasysh mosha e tij e re.

Komento: