
AC Milan, do të ketë nevojë për tre nënshkrime në janar në mënyrë që të vazhdojë seriozisht të luftojë për Scudetton këtë sezon.
Goli i vonuar i Zlatan Ibrahimovic ndihmoi AC Milan të shpëtojë një pikë kundër Udineses. Kuqezinjtë nuk arritën të thyejnë mbrojtjen e Udineses në pjesën më të madhe të ndeshjes, duke theksuar edhe një herë nevojën për nënshkrime të reja, veçanërisht në sulm, përcjell ORAinfo.
Mungesat e shumta dhe paraqitjet në rënie mund të përfundojnë duke i kushtuar Milanit Scudetton nëse menaxhmenti nuk ndërhyn në kohë.
Kërkimi i një qendërmbrojtësi të ri në janar nuk ishte planifikuar, por lëndimi i Simon Kjaer e lë Milanin pa zgjidhje tjetër, raporton calciomercato.
Ylli i Chelseat, Andreas Christensen është ëndrra dimërore e kuqezinjve, por jo një objektiv i lehtë. Qendërmbrojtësi i Danimarkës nuk po rinovon kontratën e tij me Chelsean për arsye ekonomike dhe nuk ka gjasa që Milani të përmbushë kërkesat e tij për pagën.

Nikola Milenkovic është një emër i vjetër në listën e objektivave të Paolo Maldinit. Mbrojtësi serb ka një marrëveshje zotëri me Fiorentinën që e lejon atë të largohet nëse vjen një ofertë midis 15-20 milionë euro. Nga ana tjetër, blerja e Botman nga Lille do të kërkonte një investim të madh. Ylli holandez ka një kontratë afatgjatë me klubin francez.
Ndërsa kërkimi i një qendërmbrojtësi të ri është i garantuar, AC Milan po vlerëson se çfarë të bëjë në mesfushë dhe sulm. Pa përforcime AC Milan rrezikon të humbasë besueshmërinë në garën e Scudettos. Bakayoko deri më tani ka qenë një zhgënjim i madh ndërsa në janar kuqezinjtë do të humbasin Kessie dhe Bennacer në Kupën e Afrikës.
Kjo është arsyeja pse një nënshkrim në mesfushë do të ishte vërtet i nevojshëm.
Kamara i Marsejës mbetet një opsion si dhe ardhja e Adlit gjashtë muaj përpara marrëveshjes së bërë me Bordeaux. Me Pellegrin që ka gjithmonë probleme me muskujt dhe Giroud që po përjeton një sezon të trazuar, ardhja e një sulmuesi të ri është një domosdoshmëri.
Julian Alvarez i River Plate mbetet emri që ngacmon më shumë, por Luke Jovic i Real Madridit mund të jetë një mundësi e shkëlqyer/ORAinfo/
