
Bayern Munich nuk është i interesuar për të transferuar yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland gjatë verës.
E ardhmja e norvegjezit duket që është larg Dortmundit në verë, ngase ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro dhe kërkohet nga top klubet evropiane.

Sidoqoftë, Bayern Munich nuk do provojë transferimin e Haaland shkaku i Robert Lewandowskit, kështu thotë se paku ish drejtori, Karl-Heinz Rummenigge, përcjell lajmi.
“Bayern Munich nuk do të provojë transferimin e Erling Haaland në verë, nuk ka të bëjë vetëm me situatën financiare, por si shenjë respekti për Robert Lewandowskin që është numri nëntë më i mirë në botë”, tha shkurtimisht ai.
Ndërkohë, raportohet se për Haaland, Raiola kërkon komision në vlerë 50 milionë eurove përpos klauzolës së lirimit.