
AC Milan ende nuk ka vendosur nëse do të forcoj repartin e sulmit gjatë afatit të janarit.
Calciomercato raporton se Milani do të lëvizë me mençuri në merkaton e janarit, duke kërkuar mbi të gjitha një mbrojtës të ri që mund të zëvendësojë të dëmtuarin Simon Kjaer, përcjell ORAinfo.
Sipas këtij mediumi, Milan ende nuk ka vendosur nëse do të bëjë përforcime edhe në fazën e sulmit.
Sidoqoftë, një mundësi e mundshme vjen nga Arsenali, pasi ditët e fundit disa ndërmjetës i kanë ofruar Milanit, Alexandre Lacazette.

31-vjeçari ka një kontratë që skadon në korrik 2022, por drejtuesit e kuqezinjve nuk janë të prirur për momentin duke pasur parasysh se ai fiton rreth 9 milionë euro në sezon në pagë.
Ekzistojnë gjithashtu shanse të mundshme për të bërë më shumë biznes me Real Madridin, duke qenë se Maldini është në marrëdhënie të mira me drejtuesit e klubit spanjoll.
Milani është vigjilent ndaj sulmuesit Luka Jovic, një profil që i pëlqen shumë dhe shpesh herë ka bisedime me agjentin e tij Fali Ramadani.

Megjithatë, ekziston edhe pritshmëria që Giroud dhe Rebic të rikthehen në lojë deri në vitin e ri, kështu që ndjesia është se një investim në sulm do të shtyhet për verën e ardhshme, me Julian Alvarez të River Plate dhe Agustin Alvarez të Penarol në listë. /ORAinfo/