
Tri pikë të lehta për Romën ndaj Spezia.
Ndeshja mes Romës dhe Spezia ka përfunduar me fitoren e ‘Giallorossi’.
Skuadra e Romës ka marrë fitore të lehtë, me rezultatin 2:0, në ndeshjen përballë Spezia, shkruan lajmi.
Goli i parë i Romës erdhi herët në minutën e 6’ të ndeshjes, kur Chris Smalling shënoi për 1:0.
Gjatë pjesës së parë të këtij takimi ndodhi edhe një ngjarje e dhimbshme, kur pas gjysmë ore lojë, një tifoz 30 vjeçar pësoi arrest kardiak dhe u dërgua në spital.
Pjesa e dytë i takoi po ashtu Romës, që shënoi edhe edhe një gol tjetër. Ibanez ishte lojtari që gjeti golin, në minutën e 56’ të takimit.
Roma me këtë fitore shkon në kuotën e 28 pikëve për pozitën e gjashtë, derisa Spezia mbetet me 12 pikë në pozitën 17.