
Milani është duke tentuar ta bindë mesfushorin Franck Kessie ta vazhdojë kontratën.
Mediat italiane kanë raportuar të martën se krerët e klubit italian kanë nisur sërish bisedimet me Kessien.

Milani ka rritur ofertën, mirëpo 24-vjeçari nuk ka dhënë sinjale se dëshiron të mbetet në “San Siro”.
Kessie është në vitin e fundit të kontratës me “Rossonerët”. Për shërbimet e Kessiet interesim kanë shprehur Chelsea, PSG-ja dhe Liverpooli.