Solskjaer befason me klubin e ri

15:27 | 14 Dhjetor 2021

Solskjaer rikthehet në Premier League

Ole Gunnar Solskjaer mund të rikthehet në Premier League.

Trajneri norvegjez u shkarkua muajin e shkuar nga Manchester Unitedi shkaku i rezultateve negative. Interesim për Solskjaerin ka shprehur skuadra e Evertonit.

Drejtuesit e klubit janë të pakënaqur me trajnerin aktual Rafael Benitez që nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e krerëve të klubit.

Trajneri spanjoll pas 14 ndeshjeve në Premier League renditet në pozitën e 14-të me 18 pikë. Solskjaer po shihet si zëvendësues ideal i Benitezit. Evertoni pritet të nisë bisedimet me trajnerin, të cilin synon ta sjellë në Premier League.

Komento: