Leao i jep lajmin e keq Milanit

17:35 | 14 Dhjetor 2021

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao nuk do të mund ta ndihmojë ekipin italian për dy ndeshjet e fundit të këtij viti.

Mediumet italiane kanë njoftuar të martën se Leao nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi i muskulit të këmbës që e pësoi në fitoren e Milanit 2:0 ndaj Salernitanas në fillim të këtij muaji.

Te Milani kanë konfirmuar se Leao nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli për ndeshjen me Napolin dhe Empolin, që janë të fundit për këtë vit.

Megjithatë, Leao pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen me Romën që do të zhvillohet më 6 janar të vitit të ardhshëm.

Leao është vetëm njëri prej sulmuesve të lënduar te Milani, pasi në dy ndeshjet e këtij muaji nuk do të mund të luajnë as Olivier Giroud, Ante Rebiq e Pietro Pellegri.

Komento: