
Premierliga me rregulla të reja për të gjithë tifozët
Përhapja e madhe e variantit të ri të koronavirusit duket të jetë shumë shqetësuese në mbarë botën.
Anglia është njëra ndër vendet e cila po e pëson më së shumti për shkak të rasteve të shumta pozitive.
Në lidhje më këtë Premierliga është dashur të ndërmarrë masa të shpejta për të pasë gjendjen nën kontrollë.
Pjesëmarrja e tifozëve në stadium do të jetë e mundshme vetëm me dëshminë e vaksinimit ose me test negative të kryer vetëm brenda 24 orëve të fundit.
Kujtojmë që gjendja me koronavirusin nuk është aspak më e mirë as në Gjermani.
Madje Bundesliga ka vendosur që gjitha ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve.
