Haaland I thotë ‘PO’ transferimit në Barcelonë, por ka një kërkesë

21:02 | 16 Dhjetor 2021

Skuadra e Barcelonës po vazhdon të përballet me krizën financiare dhe atë të rezultatëve.

Blaguranët edhe nën urdhërat e Xavit po e kanë shumë të vështirë të gjejnë një formë të mire.

Kataluanasit janë duke monitoruar tash e një kohë futbollistin e Dortmundit, Erlind Haaland.

Sipas raportimit të mediave të huaja thuhet se ky i fundit është pajtuar të kalojë në ‘Camp Nou’, por ka një kërkesë interesante, shkruan Reporteri.

21 vjeçari ka kushëtzuar Barcelonën që të sigurojnë patjetër pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Ky duket të jetë një mision i vështirë për Barcën, e cila aktualisht mban vendin e tetë në tabelë me vetëm 24 pikë.

Kujtojmë që për blerjen e Haaland janë interesuar shumë klube evropiane, duke e ditur formën e jashtëzakonshme në të cilën është futbollisti.

Komento: