Fifi nuk i ndahet Granitit në festën e mbrëmshme, Arban Osmani bën veprimin e papritur!

09:06 | 17 Dhjetor 2021

Fifi dhe Granit Cana ishin ish dy banorët më të komentuar të këtij edicioni të BBV.

Ndonëse raportet e tyre fillimisht linin të kuptonin se ata do dalin çift nga shtëpia e famshme, gjërat brenda pak ditësh ndryshuan.

Me siguri e mbani mend deklaratën e vonshme të Granitit që Fifin e sheh si ‘motër’, ku këngëtares i mbeti shumë hatri por pas gjitha keqkuptimeve vendosën që të mbesin miq.

Ani pse ditë më parë Graniti në njërin nga televizionet kosovare kishte treguar gjatë intervistës se takimi i parë i tij me Fifin pas daljes nga shtëpia nuk ka shkuar edhe mirë.

Por mbrëmë eventi i Top Channelit i ka bërë sërish bashkë dy ish banorët, meqë rast ata publikuan një foto së bashku për t’iu plotësuar dëshirën e flaktë të fansave.

Pas kësaj një video të tyre ku shihen duke vallëzuar e postoi edhe Arbana Osmani.

Kujtojmë se mbrëmë u festua 20 vjetori i Top Channel ku organizua event madhështor në Tiranë.

Komento: