
Galatasaray ofron Van Aanholtin për Vedat Muriqin.
Në afatin e kalimtarit të janarit te skuadra e Lazios pritet të ketë ndryshime, dhe nga skuadra mund të largohet reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Është folur shumë për një rikthim të Muriqit te Fenerbahçe, por portali turk “Fotomaç”, ka shkruar të premten se Galatasaray synon t’i sigurojë shërbimet e 27-vjeçarit. Sipas këtij mediumi, Galatasaray është i gatshëm t’i ofrojë skuadrës së Lazios mbrojtësin e krahut të majtë, Patrick Van Aanholt, për ta marrë në ekip sulmuesin shtatlartë.
Është thënë po ashtu se holandezi ka qenë në përcjellë të Tares edhe në kohën kur ai ishte pjesë e Crystal Palacet në Angli.
Muriqi me Lazion në 13-të ndeshjet e para të këtij sezoni e ka vetëm një asistim.