Goli i Celinës, më i bukuri i muajit nëntor

15:42 | 17 Dhjetor 2021

Goli i Celinës, më i bukuri.

Mesfushori i Ipswich Toënit, Bersant Celina, e ka shënuar golin më të bukur të muajit nëntor në rangun e tretë të futbollit anglez.

Reprezentuesi i Kosovës mori 51% të votave të publikut për golin më të mirë të muajit të kaluar.

Celina shënoi kundër skuadrës Crewe Alexandra në ndeshjen të cilën Ipswichi e fitoi 2:1.

Ai e ndali topin për mrekulli derisa ishte duke vrapuar, dhe më pas paraboloi portierin kundërshtar.

“Në momentin që e godita topin, e dija se do të përfundonte në rrjetë. Ishte një top i mirë nga mbrojtja dhe kur e pash hezitimin e mbrojtësve kundërshtar, e dija se kisha mundësi të mendoja për të shënuar. Ishte një gol shumë i bukur, padyshim më i bukuri që kam shënuar”, ka thënë Celina.

Komento: