Maldini takohet me agjentin e ‘snajperistit’ të golave

23:37 | 17 Dhjetor 2021

Milan po e monitoron me interes të madh merkaton e janarit jo vetëm për përforcim të menjëhershëm, por edhe për verën e ardhshme.

Me sa duket, ata ia kanë vënë syrin te një sulmues i ri.

Siç shihet më poshtë, Paolo Maldini së fundmi pati një takim me agjentin e sulmuesit të Nantes, Randal Kolo Muani, përcjell ORAinfo.

Kontrata e 23-vjeçarit do të përfundojë në verë dhe kështu ai do të jetë në dispozicion falas.

Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar tre të tjerë në 17 paraqitje këtë sezon.

Mund të jetë një nënshkrim i mirë për Milanin, veçanërisht duke marrë parasysh moshën mesatare aktuale në front. /ORAinfo/

Komento: