Tottenham – Liverpool, Premier Lague vjen me një njoftim të rëndësishëm

15:15 | 18 Dhjetor 2021

Premier League vjen me një komunikatë në lidhje me ndeshjen Tottenham – Liverpool

Premier League ka konfirmuar se ndeshja Tottenham – Liverpol do të luhet, pavarësisht se ndeshjet e tjera janë shtyrë.

Udhëtimi i Aston Villas në Burnley është i fundit që është anuluar, që do të thotë se vetëm katër ndeshje do të luhen këtë fundjavë.

Në një deklaratë, Premier League thotë se katër ndeshjet e mbetura, përfshirë Spurs kundër Liverpool, do të vazhdojnë të luhen ende, përcjell GazetaBlic Sport.

Premier League ftoi gjithashtu të gjitha skuadrat që t’i respektojnë rregullat për koronavirus.

Komento: