Madhështore: Kuka shpallet trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos

19:24 | 18 Dhjetor 2021

Një lajm i madh për sportin kosovar.

Driton Kuka e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit në xhudo.

Në ceremoninë që po mbahet sot, Federata Ndërkombëtare e Xhudos e shpalli Kukën si trajnerin më të mirë të vitit, shkruan Gazeta Express.

Kuka ndihmoi Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për t’u shpallur kampione olimpike.

Shpallja e këtyre çmimeve u bë me anë të votave të tifozëve.

Komento: