
Barcelona është ende e interesuar për nënshkrimin e mesfushorit të Manchester United, Juan Mata, zbulon Daily Star.
Gjigantët spanjollë u përpoqën të sillnin 33-vjeçarin në verë, por ai përfundoi duke nënshkruar një zgjatje edhe njëvjeçare në Old Trafford,përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Mata mezi është paraqitur për United këtë sezon, dhe Barça po planifikon të rrëmbejë atë kur të bëhet agjent i lirë qershorin e ardhshëm./ORAinfo/