
Tottenhami insiston për Kessien
Skuadra e Tottenhamit po insiston në transferimin e mesfushorit të Milanit, Franck Kessie gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Gazzetta dello Sport” ka raportuar të hënën se gjasat janë të mëdha që Kessie të transferohet te ekipi anglez, i cili ka plotësuar kërkesat e mesfushorit.

Mësohet se Tottenhami është i gatshëm t’i ofrojë Kessiet pagë vjetore prej tetë milionë eurosh vetëm për t’u transferuar në Londër. Kessie do të largohet nga Milani pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.
Për kartonin e tij, Tottenhami është i gatshëm t’i ofrojë ekipit italian mbi dhjetë milionë euro dëmshpërblim. Mesfushori 25-vjeçar këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim në 20 ndeshje në të gjitha garat për Milanin.