Milan e harron humbjen nga Napoli, i vjen dënimi i madh!

23:16 | 20 Dhjetor 2021

Milan gjobitet me 100 mijë euro

Mbrëmjen e djeshme është luajtur supersfida midis Milan dhe Napoli ku përfundoi me rezultatin minimal 0-1 për napoletanët.

Ndeshja ishte shumë intesive dhe me emocione por u mjaftua me golin e Elmas për t’i dhënë fitoren Napolit.

Por Milan nuk u mjaftua vetëm me një humbje në San Siro pasi nga Federata sportive u dënua edhe me 100 mijë euro.

Gjoba u vendos për arsye se përpara fillimit të ndeshjes, tifozët e Milan-it kanë brohoritur thirrje fyese në drejtim të tifozerisë së Napolit.

Komento: