Barcelona i bën ofertë veteranit sulmues

10:20 | 21 Dhjetor 2021

Barcelona ka bërë ofertën zyrtare për Edinson Cavani.

Cavani nuk është zgjidhja më e mirë për Barcelonën në aspektin sportiv, por praktikisht opsioni më i kapshëm për situatën aktuale të skuadrës.

Uruguaiani shihet si zgjidhje e mirë për sukses më të shpejtë, bazuar në përvojën e tij, përcjell lajmi.

Po ashtu, Cavani ka pranuar zbritje në pagë dhe Barca i ka ofruar kontratë deri në vitin 2022, me 5 milionë euro rrogë.

El Matador ka dhënë dritën e gjelbër dhe tashmë pritet përgjigje nga Manchester United.

Tek United thuhet të jenë të gatshëm të heqin dorë nga Cavani, pasi paga e tij mund të lirojë rrugë për tjera lëvizje.

Komento: