Rangnick në aksion, po e transferon sulmuesin e frikshëm nga Argjentina

19:34 | 21 Dhjetor 2021

Pas Juventusit e Bayern Munichut, edhe skuadra e Manchester Unitedit është futur në garë për sulmuesin e River Plates Julian Alvarez.

Bëhet e ditur se Unitedi është i gatshëm të ofrojë rreth 20 milionë euro për transferimin e Alvarezit në afatin kalimtar të janarit.

21-vjeçari po shkëlqen te River Plate dhe tashmë ka paralajmëruar largimin nga klubi argjentinas pas ofertave që ka marrë nga Evropa.

Ai ka shënuar 24 gola dhe ka bërë 15 asistime për River Platen, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të vitit të ardhshëm.
Alvarez, gjithashtu këtë vit ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Argjentinës dhe deri më tani ka pesë paraqitje.

Komento: