Lëndohet Mërgim Berisha, Fenerbahçe del me njoftim zyrtar

22:35 | 21 Dhjetor 2021

Fenerbahce e ka konfirmuar se futbollisti Mërgim Berisha është lënduar.

Sipas njoftimit, Berisha ka ndjerë dhimbje të muskulit të këmbës së djathtë dhe ka filluar fazën e shërimit.

Nuk është bërë e ditur se sa do të mungojë Berisha, por është e sigurt se nuk do të mund ta ndihmoi Fenerbahcen ndaj Karagumrukut, të mërkurën prej orës 18:00.

Berisha ishte titullar në derbin kundër Beshiktashit dhe realizoi golin e dytë.

Ai luajti deri në minutën e 71-të. Në 11 ndeshje në kampionatin turk, sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar tri gola dhe ka bërë edhe dy asistime.

Komento: