E largoi pas vetëm 45 minutave, Allegri tregon çka ndodhi me Rabiot!

09:11 | 22 Dhjetor 2021

Juventusi mposhti me rezultat solid 2-0 skuadrën e Cagliarit të martën mbrëma, për të vazhduar ngritjen në tabelë.

Nga një gol i Kean dhe Bernardeschit në secilën pjesë i dhanë Allegrit një fitore të rëndësishme për t’i ngritur ata në pozitën e pestë në tabelën aktuale.

Sidoqoftë, pas fillimit të pjesës së dytë, Allegri e largoi nga fusha mesfushorin Adrien Rabiott, duke marrë edhe ovacione nga publiku për këtë veprim.

Max Allegri pas ndeshjes ka pranuar se Juventusi duhet të bëjë ‘shumë punë’ me Adrien Rabiot.

“Mendoj se Adrien mund të bëjë shumë dëme me gjuajtjet e tij nga distanca, por ndoshta është sepse ai luan ndërkombëtarisht për Francën në një mesfushë me dy lojtarë, ai thjesht nuk bën lëvizjet e duhura ose ka kohën e duhur për të plasuar goditjen.

“Ai nuk e lexoi fare mirë ndeshjen sot dhe ne duhet të bëjmë shumë punë me të. I kërkova djemve të provonin të gjuanin nga distanca sot dhe Bernardeschi pati një goditje të dyfishtë përpara se të gjente rrjetën”, u shpreh Allegri.

Juventusi ka gjetur formën e mirë kohëve të fundit dhe me dy dështimet e fundit të Atalantës, ata tani janë vetëm katër pikë larg vendit të katërt.

“Do të isha i lumtur të arrija në fund të shkurtit me këtë hendek, në mënyrë që të mund të sfidojmë për katër më të mirat. Do të isha shumë i kënaqur me atë situatë”, vazhdoi Allegri.

“Ne kemi shumë përplasje kokë më kokë në janar dhe shkurt, kështu që pas kësaj lista jonë e ndeshjeve mund të bëhet më e thjeshtë, ndërsa të tjerët përballen të gjithë me njëri-tjetrin. Ne kishim 11 pikë në ndeshjet kokë më kokë, por pikat që na mungojnë është në ndeshjet e tjera”, përfundoi tekniku italian.

Komento: