Policia e Kosovës jep detaje për aksionin në Brezovicë e në Shtërpcë

09:48 | 22 Dhjetor 2021

“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar & marrje e ryshfetit & ushtrim i ndikimit & ndotja dhe degradimi i mjedisit Brezovicë, Shtërpcë, Ferizaj dhe Prishtinë”, kështu e ka cilësuar Policia e Kosovës aksionin e djeshëm në këto vende.

Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit dhe disa zyrtarë të tjerë dhe pronarë të firmave.

Policia thotë se gjatë një operacioni policor janë arrestuar dhjetë të dyshuar kosovarë, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat e lartcekura.

Me urdhëresë të gjykatës janë kontrolluar 12 lokacione të ndryshme. Gjatë bastisjes janë konfiskuar: një sasi e konsiderueshme para të valutave të ndryshme, armë të ndryshe, një sasi e municionit, vetura, aparat për prodhimin e kripto valutave si dhe pajisje të ndryshme elektronike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komento: